Rakitic e thotë hapur: Dua të luaj me Cristiano Ronaldon

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic pranon se do të dëshironte të luante me superyllin e Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Me këtë deklaratë, Rakitic ka rikthyer edhe një herë dilemën për skuadrën e tij të ardhshme me “Zonjën e Vjetër” që prej kohësh interesohet për të nënshkruar me yllin e Barcelonës.

Në një intervistë të dhënë për “Bleacher Report Football”, Rakitic u pyet nëse do i pëlqente edhe përkrah Cristiano Ronaldos, pas aventurës me Lionel Mesin, Rakitiç e thotë qartë: “Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me të. Do isha i lumtur madje. Cristiano është gjithashtu një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të futbollit. Personalisht jam dëfryer shumë duke u ndeshur si kundërshtar me të”.

Ivan Rakitiç është objekt dëshire për shumë klube të mëdha të Europës, mes të cilave edhe i Interit e Juventusit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.