PSG fitoi Superkupën franceze, Pochettino: Ky është vetëm fillimi
Nuk arriti ta bëjë për 12 vite më radhë me skuadra si Espanyol, Southampton e Tottenham. Por mjaftuan vetëm dy javë në stolin e PSG-së dhe Pochettino fitoi trofeun e parë. Argjentinasi 48 vjeçar, pas triumfit ndaj Marseille, 2-1, me ç’rast parisienët fituan superkupën franceze, deklaroi se është tejet i lumtur me këtë fitore, ndërsa […]
Nuk arriti ta bëjë për 12 vite më radhë me skuadra si Espanyol, Southampton e Tottenham.
Por mjaftuan vetëm dy javë në stolin e PSG-së dhe Pochettino fitoi trofeun e parë.
Argjentinasi 48 vjeçar, pas triumfit ndaj Marseille, 2-1, me ç’rast parisienët fituan superkupën franceze, deklaroi se është tejet i lumtur me këtë fitore, ndërsa shtoi se ky është vetëm fillimi.
“Kjo fitore vlen më shumë se një trofe, janë nderi dhe krenaria gjërat kryesore për klubin dhe për tifozët. Me hapa të sigurt, skuadra po bën atë çfarë unë kam kërkuar, raporton GazetaBlic.
Ky është vetëm fillimi. Ne besojmë se me punë dhe gjatë kohës, mund të instalojmë idetë tona dhe të kemi progres përpara. Dua të falenderojë lojtarët, drejtorin sportiv Leonardon dhe presidentin Al-Khelaifi për këtë mundësi”, tha ndër të tjera tekniku ameriko-latin.