PSG e shesin Neymarin për të mbajtur Mbappen

05.03.2020

Paris Saint Germain janë të vendosur të mbajnë në skuadër Kylian Mbappen, dhe janë të gatshëm të shesin secilin lojtar, përfshirë edhe Neymar. Kampionët e Ligue 1 e konsiderojnë yllin francez të padiskutueshëm në skuadrën e tyre, dhe të ardhmen duan ta ndertojnë rreth tij. AS raporton se PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë Mbappes […]

PSG e shesin Neymarin për të mbajtur Mbappen Foto: Ilustrim

Paris Saint Germain janë të vendosur të mbajnë në skuadër Kylian Mbappen, dhe janë të gatshëm të shesin secilin lojtar, përfshirë edhe Neymar.

Kampionët e Ligue 1 e konsiderojnë yllin francez të padiskutueshëm në skuadrën e tyre, dhe të ardhmen duan ta ndertojnë rreth tij.

AS raporton se PSG janë të gatshëm t’i ofrojnë Mbappes një nga pagat më të mëdha në futboll, për ta bindur që të vazhdojë kontratën.

Marrëveshja aktuale e Mbappe me PSG skadon në vitin 2022, dhe lojtari është shumë i lidhur me Real Madridin, si destinacioni i tij i ardhshëm.

Kujtojmë se Mbappe natën e kaluar ka regjistruar një paraqitje të jashtëzakonshme, duke shënuar tri gola në fitoren 1:5 të PSG te Lyon.