Polemika dhe spektakël, Manchester City thyen Arsenalin në “Emirates”

01.01.2022

Të privuar nga Arteta pasi është me covid-19, Arsenali bëri një paraqitje impresionuese në pjesën e pare duke dominuar dhe në mënyrë të merituar kaloi në avantazh me Saka në 31’ teksa VAR mohoi një penallti të pastër për Odegaard. Pjesa e dytë nis me polemika teksa për një ndërhyrje të Xhakës, VAR akordoi penallti […]

Polemika dhe spektakël, Manchester City thyen Arsenalin në “Emirates” Foto: Ilustrim

Të privuar nga Arteta pasi është me covid-19, Arsenali bëri një paraqitje impresionuese në pjesën e pare duke dominuar dhe në mënyrë të merituar kaloi në avantazh me Saka në 31’ teksa VAR mohoi një penallti të pastër për Odegaard.

Pjesa e dytë nis me polemika teksa për një ndërhyrje të Xhakës, VAR akordoi penallti dhe Mahrez nuk gaboi për të barazuar 1-1 në 57’ dhe 2 minuta më vonë mbrojtësi Gabriel bën një gabim të rëndë teksa del me të kuq.

Minutat e mbetura janë të tensionuara ku pas një insistimi të gjatë, në 93’, Rodri falë një rrëmuje në zone arrin ta çoj topin në rrjetë për të kaluar në avantazh 2-1 Man. Cityn.

Ndoshta Arsenali meritonte më shumë por Guardiola merr maksimumin dhe tashmë arratiset në renditje me 11 pikë më shumë se Chelsea.