Pochettino: Do të luftojmë deri në pikën e fundit për Mbappen

16.04.2021

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se se do të luftojë deri në fund që Mbappe të qëndrojë në klub. Kjo pasi që Kylian Mbappe dëshiron të provojë një eksperiencë të re. Ndërsa Neymar ka deklaruar se ai është i luntur te PSG-ja dhe se mendohet rinovimini tij me klubin francez. Pavarësisht kësaj, […]

Pochettino: Do të luftojmë deri në pikën e fundit për Mbappen Foto: Ilustrim

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino ka thënë se se do të luftojë deri në fund që Mbappe të qëndrojë në klub.

Kjo pasi që Kylian Mbappe dëshiron të provojë një eksperiencë të re.

Ndërsa Neymar ka deklaruar se ai është i luntur te PSG-ja dhe se mendohet rinovimini tij me klubin francez.

Pavarësisht kësaj, Parisi nuk ka ndërmend të dorëzohet deri sa të bindin Mbappen për të nënshkruar një kontratë të re.

Kontrata aktuale e yllit francez përfundon më 30 qershor të vitit 2022.

“Mbappe te Real Madrid? Unë do të luftoj me të gjitha energjitë e mira që ta mbaj Kylian te PSG. Klubi po bën gjithçka që është e mundur që t’i mbajë në skuadër Neymar dhe Mbappe.

Jam optimist që edhe Mbappe do të qëndrojë në skuadër. Të dy janë shumë të angazhuar në skuadër”, është shprehur argjentinasi për “El Largero”.