Përfundon afati kalimtar në basketboll me shumë transferime të bujshme

16.01.2021

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme. Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin dhe Gëzim Morinën, kurse kanë angazhuar edhe amerikanin Elyjah Clark. Klubet e elitës kanë bërë përforcime, duke synuar të realizojnë qëllimet që kanë për stinorin pranveror. Trepça ka rikthyer në […]

Përfundon afati kalimtar në basketboll me shumë transferime të bujshme Foto: Ilustrim

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, ku kishte shumë transferime të bujshme.

Golden Eagle Ylli ka rikthyer dy basketbollistët e Kosovës në Superligë, Erjon Kastratin dhe Gëzim Morinën, kurse kanë angazhuar edhe amerikanin Elyjah Clark. Klubet e elitës kanë bërë përforcime, duke synuar të realizojnë qëllimet që kanë për stinorin pranveror.

Trepça ka rikthyer në radhët e saj Drilon Hajrizin, kurse janë përforcuar edhe me Blend Mehanën dhe Roni Koshin, kurse Peja ka rikthyer në radhët e saj Leonard Mekajn, ndërsa Ponte Prizreni u përforcua me Divine Myles, ish-organizatorin e Sigal Prishtinës.

Skuadra bardhekaltër u përforcua me Blackston Gary Norman dhe Nigel Johnson, ndërsa Bashkimi me Stephen Xavier Croone. Vëllaznimi ka shtuar në radhët e tij Andi Shehun, Atik Koshin dhe Engjull Sollovën.

Por, jo vetëm klubet e Superligës së meshkujve kanë bërë përforcime, por edhe ato të Superligës së Femrave, Ligës së Parë të Femrave dhe Ligës së Parë të Meshkujve.

Bashkimi (Femrat) ka rikthyer Ulpiana Emrën dhe Vlera Vraniqin, ndërsa ka marrë edhe Teodora Sariq, që vjen nga Spanja. Kosovahome Prishtina u përforcua me Aulona Muhadrin dhe dy lojtaret e huaja Daniel Dajah dhe Tolefree Alexis nga NCAA. Edhe Penza ka qenë aktive me dy përforcimet amerikane Cooper Simone dhe Ashlie Howell, Enisa Qosjën nga Elbasani dhe kanë rikthyer Diedona Halitajn. Ndërkohë, Vëllaznimi u përforcua me Anila Selmanin dhe Anesa Korçën. Lojtare të huaja ka marrë edhe Trepça. Skuadra mitrovicase u përforcua me Andraque Quinnine dhe Allison Johnson.