Pas largimit të Griezmann, Dembele do të bartë numrin 7 te Barcelona
Largimi i sulmuesit francez, Antoine Griezmann, Barcelona kishte mbetur pa lojtar që do ta bartin numrin 7, por tashmë dihet një gjë e tillë. Barcelona e “gjen” në shtëpi pasuesin e Antoine Griezmann. Klubi “blaugrana”, pas largimit të francezit tek Atletico Madrid, ka vendosur që numrin 7 mbi fanellë ta mbajë Ousmane Dembele. Konfirmimi nga […]
Largimi i sulmuesit francez, Antoine Griezmann, Barcelona kishte mbetur pa lojtar që do ta bartin numrin 7, por tashmë dihet një gjë e tillë.
Barcelona e “gjen” në shtëpi pasuesin e Antoine Griezmann. Klubi “blaugrana”, pas largimit të francezit tek Atletico Madrid, ka vendosur që numrin 7 mbi fanellë ta mbajë Ousmane Dembele.
Konfirmimi nga klubi “blaugrana” erdhi përmes një videoje, ku shfaqet Dembele, që nxjerr në pah numrin që mbante Griezmann.
🔥 Our new no. 7️⃣!
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 3, 2021
👀 @Dembouz pic.twitter.com/tb7FIqemvk
Dembele deri tani në fanellën e tij e ka bartur numrin 11 për Barcelonën, kurse nga ky sezon do të jetë numri 7 i ri i katalunasve.