Pas 22 viteve karrierë, legjenda e Real Madridit, Iker Casillas njofton pensionimin

04.08.2020

Portieri fitues i Kupës së Botës ka vendosur ti dorëzojë dorezat pas problemeve shëndetësore dhe hulumtimit të mundësive larg fushës. Iker Casillas ka njoftuar zyrtarisht pensionimin e tij pas një karriere 22-vjeçare, duke u larguar në moshën 39 vjeçare. Fituesi i Kupës së Botës nuk është paraqitur pasi u hospitalizua pas një sulmi në zemër […]

Pas 22 viteve karrierë, legjenda e Real Madridit, Iker Casillas njofton pensionimin Foto: Ilustrim

Portieri fitues i Kupës së Botës ka vendosur ti dorëzojë dorezat pas problemeve shëndetësore dhe hulumtimit të mundësive larg fushës.

Iker Casillas ka njoftuar zyrtarisht pensionimin e tij pas një karriere 22-vjeçare, duke u larguar në moshën 39 vjeçare.

Fituesi i Kupës së Botës nuk është paraqitur pasi u hospitalizua pas një sulmi në zemër vitin e kaluar.

“Të gjitha nën kontroll këtu,” shkroi ai nga krevati i tij në spital. “Paksa tronditëse, por jam plot forcë. Faleminderit shumë për të gjithë për mesazhet e mbështetjes dhe dashurisë” kishte shkruar ai gjatë kohës sa ishte i hospitalizuar.

Pas ndërhyrjes ai u shërua dhe u ribashkua me Porton për tu paraqitur në sezonin 2019-20.