Neymar pritet të rinovojë kontratën me PSG-në

Neymar pritet të rinovojë kontratën me PSG-në
Çlirim Gashi

22.03.2021 / Sport

Neymar kohët e fundit është vënë në qendër të zërave të merkatos, ndërsa për këtë çështje ka folur dhe eksperti i merkatos, Fabricio Romano.

Sipas italianit, Neymar me shumë mundësi ka vendosur që të rinovojë kontratën me PSG-n, duke hedhur kështu poshtë zërat për një transferim të mundshëm të brazilianit tek Barcelona, transmeton “Panorama”.

Është folur shumë për një bashkim të tij me Messin, me zërat që janë të ndara në dy skaje, ku disa mendojnë së do të luajnë të dy të PSG-ja, me Messin që do të transferohej në Paris, disa të tjerë mendojnë se ata do të luajnë përsëri tek Barcelona, me brazilianin që do të rikthehej pas 4 sezonesh tek blaugranasit. Kontrata e re e Neymar do të jetë deri në vitin 2026-ën më rritje rroge dhe me bonuse në rast të fitim të Ligës së Kampionëve.

RAPORTO