Nesër super ndeshje në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Kamza Basket

03.12.2021

Xhiroja e pestë e Ligës Unike e cila ishte paraparë të zhvillohej në fundjavën e kaluar ishte shtyrë për 4/5 Dhjetor. Shtyrja kishte ardhur me kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit për shkak të grumbullimit të Kombëtares shqiptare në parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2025. Në xhiron e pestë të Ligës Unike do të takohen Teuta […]

Nesër super ndeshje në Suharekë, Golden Eagle Ylli – Kamza Basket Foto: Ilustrim

Xhiroja e pestë e Ligës Unike e cila ishte paraparë të zhvillohej në fundjavën e kaluar ishte shtyrë për 4/5 Dhjetor.

Shtyrja kishte ardhur me kërkesë të Federatës Shqiptare të Basketbollit për shkak të grumbullimit të Kombëtares shqiptare në parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2025.

Në xhiron e pestë të Ligës Unike do të takohen Teuta – Tirana Neptun, Golden Eagle Ylli – Kamza Basket, Peja – Prizreni 16 dhe Vllaznia – Rahoveci.

Ndeshja në mes të Golden Eagle Yllit dhe Kamza Basketit do të zhvillohet nesër në palestrën sportive “13 Qershori” në Suharekë me fillim prej orës 19:00.

Pas katër xhirove Teuta, Prizreni 16 dhe Golden Eagle Ylli kanë nga tri fitore dhe një humbje, Peja, Kamza Basket dhe Tirana Neptun kanë nga dy fitore dhe dy humbje, Vllaznia e Shkodrës ka një fitore dhe tri humbje, ndërsa Rahoveci ka katër humbje.