Nesër ndeshje interesante në Superligë, Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

01.10.2022

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll. Në këtë javë do të zhvillohen tri ndeshje, kurse Trepça – Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë. Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje dhe do të […]

Nesër ndeshje interesante në Superligë, Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli Foto: Ilustrim

Në këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e katërt në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në këtë javë do të zhvillohen tri ndeshje, kurse Trepça – Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë.

Sfida e parë zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Rahovecit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore e dy humbje dhe do të kërkojnë fitoren e dytë në këtë edicion.

Vëllaznimi, që ka hyrë këtë edicion në Superligë do të ndeshet me Pejën, që ka tri fitore në tri ndeshje të zhvilluara. Kuqezinjtë kanë një fitore, në takimin e parë si vendas dhe do të mundohen të realizojnë fitoren e dytë, kurse verdhezinjtë kërkojnë fitoren e katërt.

Kampioni Golden Eagle Ylli është në kërkim të fitores së parë pas tri humbjeve radhazi. Therandasit janë mysafirë të Ponte Prizrenit, që numëron një fitore e dy humbje.

Ndeshja Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli zhvillohet nesër me fillim prej orës 19:00 në palestrën sportive “Sezai Surroi” në Prizren.

Superliga – Java 4

E shtunë
17:00 Bashkimi – Rahoveci                                

E diel
17:00 Vëllaznimi – Peja                                     
19:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli
(Trepça – Sigal Prishtina është shtyrë për më vonë)