Nëse largohet Mbappe – PSG shënjestëron Salahun

20.02.2021

Paris Saint-Germain duket se është e pafuqishme që të mbajë Kylian Mbappe në skuadër. Skuadra franceze tashmë është në dijeni se Real Madridi, Barcelona, Manchester City e Liverpooli e duan transferimin e talentit të tyre. Por, PSG do të kërkojnë rreth 200 milionë ero për kartonin e tij, e që katër skuadrat duhet të angazhohen […]

Nëse largohet Mbappe – PSG shënjestëron Salahun Foto: Ilustrim

Paris Saint-Germain duket se është e pafuqishme që të mbajë Kylian Mbappe në skuadër.

Skuadra franceze tashmë është në dijeni se Real Madridi, Barcelona, Manchester City e Liverpooli e duan transferimin e talentit të tyre.

Por, PSG do të kërkojnë rreth 200 milionë ero për kartonin e tij, e që katër skuadrat duhet të angazhohen shumë për të arritur këtë shumë.

Në rast se ndonjëra prej tyre e transferon Mbappen, atëherë ata do të hidhen në sulm për shërbimet e Mohamed Salahut.

Sipas asaj që raporton Liverpool Echo, kampioni i Ligue 1 shpreson që t’i marrë shërbimet e egjiptianit që nuk është i lumtur në Anfield.

Për një shumë rreth 120 milionë euro, PSG mund të marrë kartonin e Salahut, qysh në verën e këtij vitit.