Ndeshja Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 do të luhet në palestrën “Sezai Surroi”

  • 26.03.2022
Ndeshja Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 do të luhet në palestrën “Sezai Surroi”

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 24-t në Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshja e parë zhvillohet mes Trepcës dhe Dritës. Mitrovicasit janë favoritë, pasi kanë 16 fitore e shtatë humbje, kurse gjilanasit janë në vendin e fundit me 23 humbje në 23 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa fitore në elitën e basketbollit.

Takimi i dytë pritet të jetë më interesant mes Rahovecit dhe Pejës, që u përballen edhe në Ligën Unike në mesjavë, ku fitore shënuan Vreshtarët 86:68. Në elitën e basketbollit, rahovecasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa pejanët 15 fitore e tetë humbje.


Të dielën do të takohen Golden Eagle Ylli me Prizrenin 16, që po ashtu u sfiduan në Ligën Unike në mesjavë, ku fituan therandasit 68:95. Skuadra nga Theranda në elitën e basketbollit është lider me 18 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë 13 fitore e dhjetë humbje.

Ndeshja Golden Eagle Ylli – Prizreni 16 do të zhvillohet nesër me fillim prej orës 17:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Ndeshja e fundit është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Prishtinasit kanë 11 fitore e 12 humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore e 14 humbje, duke synuar zonën e “Play-off”-it.

Superliga – Java 24

E shtunë
17:00 Trepça – Drita
19:00 Rahoveci – Peja

E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Prizreni 16
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë