Muriqi pas golit me Greqinë: Me Spanjën luajmë për tre pikë

06.09.2021

Pas ndeshjes me Greqinë, Vedat Muriqi tha se Kosova do të luajë për tre pikë në ndeshje me Spanjën. Muruqi është  autori i golit të barazimit kundër Greqisë dhe pas ndeshjes tha se Kosova meritoi më shumë. “Sinqerisht po. Sulmuam, nuk u larguam prej sistemit dhe nuk luajtëm me topa të gjatë. U shpërblyem në fund. […]

Muriqi pas golit me Greqinë: Me Spanjën luajmë për tre pikë Foto: Ilustrim

Pas ndeshjes me Greqinë, Vedat Muriqi tha se Kosova do të luajë për tre pikë në ndeshje me Spanjën.

Muruqi është  autori i golit të barazimit kundër Greqisë dhe pas ndeshjes tha se Kosova meritoi më shumë.

“Sinqerisht po. Sulmuam, nuk u larguam prej sistemit dhe nuk luajtëm me topa të gjatë. U shpërblyem në fund. U gëzuam që ishte në minutën e fundit. sigurisht me Spanjën do të bëjmë maksimumin dhe luajmë për tre pikë. Pse jo”.

Ndeshja me Spanjën do të luhet më 8 shtator.