Mesut Ozil në bisedime me D.C. United

06.01.2021

Lojtari i Kombëtares Gjermane me prejardhje turke, Mesut Ozil mund të jetë në rrugën e tij për në MLS. Sipas Football London, Ozil është në bisedime me D.C. United. Mesfushori duket i vendosur për largimin e tij të shumëpritur nga Arsenali, pasi ishte përjashtuar nga skuadra për të filluar sezonin. D.C i ka ofruar Ozil […]

Mesut Ozil në bisedime me D.C. United Foto: Ilustrim

Lojtari i Kombëtares Gjermane me prejardhje turke, Mesut Ozil mund të jetë në rrugën e tij për në MLS.

Sipas Football London, Ozil është në bisedime me D.C. United.

Mesfushori duket i vendosur për largimin e tij të shumëpritur nga Arsenali, pasi ishte përjashtuar nga skuadra për të filluar sezonin.

D.C i ka ofruar Ozil një paketë “atraktive” që përfshin aftësinë për të zgjeruar markën e tij personale në Shetet e Bashkuara të Amerikës.