Mbappe dhuratë për Ancelottin, Ronaldo te PSG në këmbim të Icardit

02.06.2021

Afrimi në stol i Carlo Ancelottit mund të shkaktojë një ndërthurje të bujshme në merkato të sulmuesve të Juventusit, Real Madrid dhe PSG-së. I pari që mund të bëjë hapin e madh është Kylian Mbappe për të cilin Florentino Perez ka kohë që po bën të pamundurën dhe shitja përfundimtare e Bale do t’i hapte […]

Mbappe dhuratë për Ancelottin, Ronaldo te PSG në këmbim të Icardit Foto: Ilustrim

Afrimi në stol i Carlo Ancelottit mund të shkaktojë një ndërthurje të bujshme në merkato të sulmuesve të Juventusit, Real Madrid dhe PSG-së.

I pari që mund të bëjë hapin e madh është Kylian Mbappe për të cilin Florentino Perez ka kohë që po bën të pamundurën dhe shitja përfundimtare e Bale do t’i hapte rrugën edhe blerjes së madhe me yllin francez që nuk po rinovon kontratën që skadon pas një viti me parizienët.

Këta të fundit me largimin e mundshëm të Mbappe do të kompensonin mungesën e tij me një tjetër emër të madh, atë të Cristiano Ronaldos i cili nuk ka më vend te Juventusi për sezonin e ardhshëm sidomos me Allegrin në stol. Sulmuesi portugez mund të përfundojë te PSG me formulën e një shkëmbimi të bujshëm me Mauro Icardin ku edhe ky i fundit nuk është në planet e drejtuesve parizienë.

Ronaldo në bilancin e Juventusit është 29 mln Euro dhe poshtë kësaj shume nuk mund të shitet ndërsa Icardi vlen për PSG aktualisht 40 mln euro, shifra të përafërta por që edhe mund të rriten duke u shërbyer të dyja klubeve si plusvalenca për bilancet.

Juventusit i duhet patjetër një sulmues i mirëfilltë si Icardi ndaj dhe një shkëmbim me Ronaldon është i mirëpritur teksa një tjetër opsion konkret është edhe kalimi i sulmuesit portugez te Man. United ku aty mund të shkëmbehej me Pogba, një tjetër lojtar që admirohet nga Massimilliano Allegri.