Luajti ndaj Golden Eagle Yllit, Berisha i KB Pejës shpallet MVP i xhiros së 7-të

22.10.2021

Pikërisht nga derbi vjen MVP i xhiros, i cili është kapiteni i Pejës, Dardan Berisha. Ai ndaj Yllit kishte 23 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime dhe një top të vjedhur. Pejanët janë liderë në tabelë me gjashtë fitore dhe një humbje, e merita të mëdha ka kapiteni i Pejës dhe Kosovës, Dardan Berisha, i cili […]

Luajti ndaj Golden Eagle Yllit, Berisha i KB Pejës shpallet MVP i xhiros së 7-të Foto: Ilustrim

Pikërisht nga derbi vjen MVP i xhiros, i cili është kapiteni i Pejës, Dardan Berisha. Ai ndaj Yllit kishte 23 pikë, gjashtë kërcime, gjashtë asistime dhe një top të vjedhur.

Pejanët janë liderë në tabelë me gjashtë fitore dhe një humbje, e merita të mëdha ka kapiteni i Pejës dhe Kosovës, Dardan Berisha, i cili në këtë edicion ka mesatare prej 22.5 pikëve, 4.8 kërcime e 4.3 asistime.

Ndërkohë, top 5 basketbollistët me indeksin më të lartë të xhiros së shtatë janë: Courtney Fells i Prizrenit 16 me 35, Amin Hot i Trepçës me 31, Urim Zenelaj i Prizrenit 16 me 31, Ivan Koljeviq i Prizrenit 16 me 27 dhe Andi Shehu i Bashkimit me 27.