KB Ylli: Faleminderit Valon Bunjaku! Erdhi me plot ambicie për trofe dhe ja arriti këtij qëllimi
Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka falënderuar basketbollistin Valon Bunjakun. Klubi suharekas ka shkruar se Bunjaku erdhi si një djalë i ri e me plot ambicie për trofe. Po ashtu Golden Eagle Ylli në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Bunjaku i arriti qëllimet e tij për trofe, duke shijuar festën e dy […]
Klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli ka falënderuar basketbollistin Valon Bunjakun.
Klubi suharekas ka shkruar se Bunjaku erdhi si një djalë i ri e me plot ambicie për trofe.
Po ashtu Golden Eagle Ylli në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se Bunjaku i arriti qëllimet e tij për trofe, duke shijuar festën e dy trofeve, Ligës Unike dhe Superligës së Kosovës.
“Erdhi si një djalë i ri me plot ambicie për trofe dhe ja arriti këtij qëllimi, duke shijuar festën e dy trofeve, Liges Unike dhe Superligës së Kosovës”.
Po ashtu më tutje klubi suharekas e ka falënderuar Valon Bunjakun për secilën ndeshje dhe secilën pikë të shënuar për këtë klub.
“Golden Eagle Ylli e falënderon Valon Bunjakun për secilën ndeshje dhe secilën pikë të shënuar për klubin tonë”, ka shkruar KB Ylli.
