KB Ylli: Faleminderit Samir Zekiqi, bashkë me të arritëm të shpallemi kampion në Ligen Unike dhe Superligen e Kosovës

28.06.2021

Basketbollisti i njohur, Samir Zekiqi, është rikthyer te KB Trepça. Zekiqi edhe në sezonin e fundit ishte pjesë e KB Golden Eagle Yllit, skuadër me të cilën doli kampione në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës. Pas dy sezoneve të kaluara te suharekasit, Zekiqi ka vendosur të rikthehet aty ku mori hapat e parë, te […]

KB Ylli: Faleminderit Samir Zekiqi, bashkë me të arritëm të shpallemi kampion në Ligen Unike dhe Superligen e Kosovës Foto: Samir Zekiqi

Basketbollisti i njohur, Samir Zekiqi, është rikthyer te KB Trepça.

Zekiqi edhe në sezonin e fundit ishte pjesë e KB Golden Eagle Yllit, skuadër me të cilën doli kampione në Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës.

Pas dy sezoneve të kaluara te suharekasit, Zekiqi ka vendosur të rikthehet aty ku mori hapat e parë, te Trepça.

Ndërsa pas largimit të Samir Zekiqit ka reaguar klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli.

Duke thënë se Samiri mbrojti ngjyrat e skuadrës për dy sezone dhe bashkë me të arritën të shpallen kampion në Ligen Unike dhe Superligen e Kosovës.

KB Ylli i ka uruar shëndet dhe sukese Zekiqit në klubin e tij të ri.

Reagimi i plotë i Golden Eagle Ylli:

Faleminderit Samir Zekiqi!

Samiri mbrojti ngjyrat e skuadres sonë për dy sezone dhe bashkë me të ne arritem të shpallemi kampion në Ligen Unike dhe Superligen e Kosovës.

Samirit i urojmë shendët dhe suksese në klubin e tij të ri.