Jo vetëm Tottenham, edhe dy gjigantët italianë vihen pas Eder Militaos

Eder Militao është duke i kaluar ditët e fundit si futbollist i Real Madridit.

Mbrojtësi brazilian pritet të largohet nga gjiganti spanjoll pasi këtë edicion nuk ka pasur hapësira të shumta në formacionin bazë.

22-vjeçari ka luajtur në total vetëm në tri ndeshje pasi nuk preferohet nga trajneri Zinedine Zidane.

Tottenham Hotspur mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me lojtarin, pasi trajneri Jose Mourinho e pëlqen shumë atë.

Por në garë për brazilianin janë futur edhe dy skuadrat e mëdha italiane, Roma dhe Milan.

Real Madridi është gati ta huazojë lojtarin për gjashtë muaj, në mënyrë që ai të luaj rregullisht.

Edhe pse Spurs tentuan ta blinin përfundimisht lojtarin, drejtuesit e Los Blancos kanë bërë me dije se nuk do ta lejojnë largimin e tij të përhershëm.

Gjithsesi braziliani tani ka tri oferta para vetës, Roma, Milan dhe Tottenham se ku dëshiron të shkojë për të luajtur më shumë.

RAPORTO