Javi Garcia është zyrtarisht trajneri i ri i Valencia’s

28.07.2020

Spanjolli nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me “Los Che”, të cilët e mbyllën La Ligan në vendin e 9-të, jashtë zonës që do t’u jepte mundësi të luanin në Europa League sezonin e ardhshëm. Pronari i Valencias, Peter Lim, i ndezi dritën jeshile presidentit Anil Murthy për emërimin e ish-trajnerit të Watfordit. Ai ka përvojë në futbollin […]

Javi Garcia është zyrtarisht trajneri i ri i Valencia’s Foto: Ilustrim

Spanjolli nënshkroi marrëveshje dyvjeçare me “Los Che”, të cilët e mbyllën La Ligan në vendin e 9-të, jashtë zonës që do t’u jepte mundësi të luanin në Europa League sezonin e ardhshëm.

Pronari i Valencias, Peter Lim, i ndezi dritën jeshile presidentit Anil Murthy për emërimin e ish-trajnerit të Watfordit.

Ai ka përvojë në futbollin spanjoll edhe me ekipe të tilla si Malaga, Osasuna e Almeria. Garcia i ka bindur drejtuesit e Valencias me vizionin e tij për klubin në një takim që u zhvillua javën e kaluar.

Objektivi i këtij projekti të ri është që të kthejë skuadrën në Ligën e Kampionëve.