Griezmann mund ta bëj Rey Manajn pjesë të ekipit të parë të Barcelonës
Futbollisti shqiptar, Rey Manaj ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në parasezon me klubin e Barcelonës. Në ndeshjen e parë shënoi “hat trick” pas inkuadrimit në pjesën e dytë, ndërsa në ndeshjen e djeshme ai arriti të shënoi një gol për 42 minuta sa luajti, transmeton Indeksonline. Performancat e mira të Manajt kanë […]
Futbollisti shqiptar, Rey Manaj ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij në parasezon me klubin e Barcelonës.
Në ndeshjen e parë shënoi “hat trick” pas inkuadrimit në pjesën e dytë, ndërsa në ndeshjen e djeshme ai arriti të shënoi një gol për 42 minuta sa luajti, transmeton Indeksonline.
Performancat e mira të Manajt kanë bërë që shumë tifozë katalunas të kërkojnë që ai të bëhet pjesë e ekipit të parë.
Para këtyre performancave, Manaj pritej të shitej. Por, tashmë kanë dal opsione të reja për të ardhmen e shqiptarit.
“Diario Sport” raporton që bordi i Barcelonës dhe trajneri, Ronald Koeman ka tri opsione në tavolinë për Manajn.
Opsioni i parë është huazimi apo transferimi tek Sassuolo. Klubi katalunas ka marrdhënie të mira me ekipin italian. Skuadra e Series A është e interesuar për shërbimet e Manajt.
Tutje, opsioni i dytë është skuadra portugeze, Famalicao që po kërkon transferimin e shqiptarit dhe ka kohë që po negocion me Barcelonën.
Opsioni i tretë është që Manaj të vazhdoj të luaj për Barcelonën B dhe të bëj paraqitje për ekipin e parë kurdo që Koeman e thërret atë.
Inkuadrimi i plotë i Rey Manajt në ekipin e parë nuk është opsion i përjashtuar nga tavolina. Por, për të ndodhur kjo, duhet largimi i Griezmann dhe Braithëaite.
Ky i fundit me gjasë shumë shpejtë pritet të largohet, kurse për Griezmann varet se a do të mund të gjendet ndonjë ekip që përmbush kërkesat ekonomike të francezit dhe të Barcelonës.