Golden Eagle Ylli vazhdon të jetë lider i Superligës

04.04.2022

Kjo xhiro e Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi disa ndeshje shumë interesante. Takimi i parë u zhvillua mes Dritës dhe Prizrenit 16, ku prizrenasit shënuan fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 78:102 (19:24, 18:29, 20:27, 21:22). Ndërkaq. të shtunën u zhvillua një duel interesant mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Në një […]

Golden Eagle Ylli vazhdon të jetë lider i Superligës Foto: Ilustrim

Kjo xhiro e Superligës së Kosovës në basketboll dhuroi disa ndeshje shumë interesante.

Takimi i parë u zhvillua mes Dritës dhe Prizrenit 16, ku prizrenasit shënuan fitore të pritur ndaj Dritës me rezultat 78:102 (19:24, 18:29, 20:27, 21:22).

Ndërkaq. të shtunën u zhvillua një duel interesant mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit.

Në një ndeshje shumë interesante dhe dramatike, Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 71:74 (16:24, 11:18, 25:13, 19:19.

Po ashtu, një sfidë me mjaft interes ishte edhe ajo ndërmjet finalistëve të Kupës, Pejës dhe Trepçës, ku pejanët kanë shënuar fitore ndaj mitrovicasve me rezultat 79:71 (20:14, 20:18, 27:22, 12:17).

Gjithashtu, përballje me shumë rëndësi ishte edhe ajo në mes të Bashkimit dhe Rahovecit, ku prizrenasit kanë shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 78:67 (17:19, 27:15, 19:16, 15:17).

Edhe pas xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll, klubi basketbollistik nga Suhareka, Golden Eagle Ylli vazhdon të jetë lider i kësaj lige me 44 pikë.

Ndërkaq, suharekasit kanë lënë prapa Trepçën në vendin e dytë me 42 pikë, Peja në të tretë me 41 pikë, Prizreni-16 në vendin e 4-të me 40 pikë.

Kurse në vendin e 5-të ndodhet Sigal Prishtina me 37 pikë, Rahoveci në atë të 6-të me 36 pikë, Bashkimi në të parafundin (7-të) me 35 pikë dhe në të fundin (8-të) ndodhet Drita me 25 pikë.