Golden Eagle Ylli renditet në këtë pozitë pas xhiros së 3-të në Ligën Unike

09.11.2021

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli po vazhdon të jep spektakël në këto ndeshje, por në ndeshjen e fundit pësoi humbje me rezultat të ngushtë. Në xhiron e fundit të Ligës Unike, janë zhvilluar katër ndeshje interesante, ku në mesin e tyre ishte edhe ajo në mes të Teutës dhe Golden Eagle Yllit. Teuta e […]

Golden Eagle Ylli renditet në këtë pozitë pas xhiros së 3-të në Ligën Unike Foto: Ilustrim

Kampioni në fuqi, Golden Eagle Ylli po vazhdon të jep spektakël në këto ndeshje, por në ndeshjen e fundit pësoi humbje me rezultat të ngushtë.

Në xhiron e fundit të Ligës Unike, janë zhvilluar katër ndeshje interesante, ku në mesin e tyre ishte edhe ajo në mes të Teutës dhe Golden Eagle Yllit.

Teuta e Durrësit ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 78:72 (15:21, 22:19, 19:13, 22:19), në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 12:12, kur më pas, mysafirët ishin në epërsi të lehtë, derisa e fitojnë çerekun e parë me rezultat 15:21. Durrësakët nuk dorëzohen dhe me kalimin e minutave barazojnë rezultatin në 34:34, dhe kaluan në epërsi 35:34, sidoqoftë, pjesa e parë përfundon me shifrat 37:40 për kampionët e Ligës Unike.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku arritën të krijojnë epërsi deri në 13 pikë, 55:42, por rikthehen shpejt therandasit, duke afruar rezultatin, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 56:53. Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, megjithatë, vendasit në çastet e fundit ishin më të vëmendshëm për të triumfuar me rezultat 78:72.

Te Teuta e Durrësit u dalluan Frenki Lilaj me 15 pikë, kurse nga 14 shtuan Tyler Peterson dhe Kristi Gorea, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 19 pikë dhe Erjon Kastrati me 17.

Ndërsa, Prizreni-16 mposhti Rahovecin me rezultat 95-89, Vllaznia mposhti Tiranën me rezultat 87-68, po ashtu Peja e ka mposhtur Kamza Basketin me rezultat 97-76.

Pas xhiros së tretë, Golden Eagle Ylli renditet në pozitën e 4-të me 5 pikë të grumbulluara, ndërkaq në vendin e parë renditet Peja me 5 pikë, duke lënë pas vetes me pikë të njëjta Teutën e Durrësit dhe Prizrenit 16.

Kurse në vendin e fundit renditet Rahoveci me 3 pikë të grumbulluara.

KlubiFHP+/-
1. Peja21529
2. Teuta Durrës21517
3. Prizreni-1621513
4. Golden Eagle Ylli2157
5. Kamza Basket215-6
6. Vllaznia124-3
7. Tirana Neptun124-26
8. Rahoveci033-31