FC Ballkani licensohet për garat evropiane

FC Ballkani licensohet për garat evropiane
Çlirim Gashi

01.05.2021 / Sport

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licencim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licencimin e disa klubeve të Superligës.

Klubet e licensuara për garat evropiane janë:
FC Drita
FC Ballkani
FC Prishtina
SC Gjilani
KF Llapi
KF Trepça ‘89

Për gara evropiane është licencuar edhe KFF Mitrovica, në konkurrencën e femrave.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nuk janë licencuar KF Drenica, KF Feronikeli, KF Arbëria dhe KF Besa.

Ndërkohë, KF Dukagjini, që është finalist i Kupës së Kosovës, është ende në proces, ngase si klub i rangut të dytë të garave ka procedurë të veçantë.

RAPORTO