“El Clasico” të dielën

12.01.2024

Finalja e Superkupës së Spanjës do të dhurojë spektakël. Dy skuadrat më të mira spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen për trofeun e parë këtë vit. “Los Blancos” arritën finalen, pasi fituan ndaj Atletico Madridit 5:3 pas 120 minutave në një ndeshje spektakolare. Në anën tjetër, katalonasit triumfuan 2:0 ndaj Osasunas. E finalja […]

“El Clasico” të dielën Foto: Ilustrim

Finalja e Superkupës së Spanjës do të dhurojë spektakël.

Dy skuadrat më të mira spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen për trofeun e parë këtë vit.

“Los Blancos” arritën finalen, pasi fituan ndaj Atletico Madridit 5:3 pas 120 minutave në një ndeshje spektakolare.

Në anën tjetër, katalonasit triumfuan 2:0 ndaj Osasunas.

E finalja e madhe e derbit më të madh spanjoll dhe evropian zhvillohet të dielën nga ora 20:00 në Arabinë Saudite.