El Clasico me mungesa, sa shumë dëmtime për Barçën dhe Realin

14.10.2021

Pas përfundimit të tyre, gjithmonë është frika se lojtarët mund të dëmtohen apo tani edhe të infektohen me covid dhe kështu ka ndodhur për Real Madrid. I pari që është dëmtuar është Eder Militao me mbrojtësin që ka pësuar një dëmtim muscular në këmbën e djathtë dhe është në dyshim të madh për përballjen me […]

El Clasico me mungesa, sa shumë dëmtime për Barçën dhe Realin Foto: Ilustrim

Pas përfundimit të tyre, gjithmonë është frika se lojtarët mund të dëmtohen apo tani edhe të infektohen me covid dhe kështu ka ndodhur për Real Madrid.

I pari që është dëmtuar është Eder Militao me mbrojtësin që ka pësuar një dëmtim muscular në këmbën e djathtë dhe është në dyshim të madh për përballjen me Barcelonën më 24 Tetor.

Një tjetër problem është edhe ai me David Alaban, i cili ka marrë një goditje në gju në ndeshjen me Austrinë dhe me shumë gjasa do të mungojë në “Camp Nou”. Lajmi i mirë për Ancelottin është rikuperimi i dy mbrojtësve anësorë, Mendy dhe Marcelo por problem mbetet qendra e mbrojtjes.

Nuk është më e mirë situata te Barcelona që ka humbur për 2-3 javë shërbimet e mbrojtësit Araujo. Uruguaiani pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen me Argjentinën çka ka shtuar problemet për Koeman pasi ishte mbrojtësi më në formë dhe Piqué, Eric, Umtiti, Lenglet apo Mingueza, të gjithë këta kanë zhgënjyer deri tani./Ora News/.