Depay: Dua të fitoj gjithçka me Barcelonën

30.07.2021

Memphis Depay u prezantua pak ditë më parë tek Barcelona. Sulmuesi hollandez arriti të bënte ëndrrën e tij realitet, duke firmosur për katalansit. Së fundmi, Depay është intervistuar nga “Mundo Deportivo , ku foli për synimet e tij me Barçën: Dua të fitoj të gjithë titujt. Një titull në veçanti? Jo, të gjithë titujt janë […]

Depay: Dua të fitoj gjithçka me Barcelonën Foto: Ilustrim

Memphis Depay u prezantua pak ditë më parë tek Barcelona. Sulmuesi hollandez arriti të bënte ëndrrën e tij realitet, duke firmosur për katalansit.

Së fundmi, Depay është intervistuar nga “Mundo Deportivo , ku foli për synimet e tij me Barçën: Dua të fitoj të gjithë titujt.

Një titull në veçanti? Jo, të gjithë titujt janë të rëndësishëm: LaLiga, Liga e Kampioneve, nuk mund të zgjedh vetëm një”. Pavarsisht ofertave më të mira që i kishin ardhur, Depay shprehet se zgjodhi Barcelonën edhe për mënyrën e lojës, që i përshtatet asaj që ai luan: “Për shkak se është një klub fantastik, i cili përshtatet me mënyrën time të lojës. E gjithashtu e dua këtë qytet, ka shumë arsye”.