Dardanët u kthehen stërvitjeve, të përqendruar në duelin me Gjeorgjinë

11.10.2021

Stërvitja u zhvillua në fushën e Kompleksit të FFK-së në Hajvali nën reshjet e shiut, derisa të pranishëm ishin futbollistët që nuk luajtën dhe ata që u inkuadruan si zëvendësues në ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë. Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve kanë bërë rigjenerim me ushtrime fitnesi në hotel ‘Emerald’. Ndonëse të zhgënjyer nga humbja […]

Dardanët u kthehen stërvitjeve, të përqendruar në duelin me Gjeorgjinë Foto: Ilustrim

Stërvitja u zhvillua në fushën e Kompleksit të FFK-së në Hajvali nën reshjet e shiut, derisa të pranishëm ishin futbollistët që nuk luajtën dhe ata që u inkuadruan si zëvendësues në ndeshjen e mbrëmshme kundër Suedisë.

Ndërkaq, pjesa tjetër e futbollistëve kanë bërë rigjenerim me ushtrime fitnesi në hotel ‘Emerald’. Ndonëse të zhgënjyer nga humbja e pësuar në Stokholm, djelmoshat e kombëtares tashmë janë të përqendruar në ndeshjen e radhës, me synimin për paraqitje sa më të mirë para tifozëve dardanë dhe për të arritur fitoren e dytë në këtë cikël kualifikues. 

Sot, Dardanët, të kompletuar, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.