‘Dardanët’ kërkojnë të shkruajnë historinë ndaj ish-kampionëve të Botës

08.09.2021

Pas barazimit ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me ish-kampionin e Botës, Kombëtaren e Spanjës. ‘Dardanët’ i presin spanjollët në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për grupin B. Kombëtarja e Kosovës do të kenë disa mungesa, por pavarësisht kësaj objektiv mbetet rezultati pozitiv. Lojtarët si Lirim Kastrati […]

‘Dardanët’ kërkojnë të shkruajnë historinë ndaj ish-kampionëve të Botës

Pas barazimit ndaj Greqisë në “Fadil Vokrri”, Kombëtarja e Kosovës sonte do të përballet me ish-kampionin e Botës, Kombëtaren e Spanjës.

‘Dardanët’ i presin spanjollët në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshje kjo e vlefshme për grupin B.

Kombëtarja e Kosovës do të kenë disa mungesa, por pavarësisht kësaj objektiv mbetet rezultati pozitiv.

Lojtarët si Lirim Kastrati dhe Besar Halimi do mungojnë shkaku i lëndimeve, derisa Visar Bekaj mungon shkaku që doli pozitiv me COVID-19.

Ndërsa, trajneri i ‘Dardanëve’, Bernard Challandes ka konfirmuar se në ndeshjen e sotme do të luajnë defensivë, duke shtuar se Kombëtarja e Spanjës nuk lejon posedimin e topit ngase bëjnë presion të madh.

Spanjollët kryesojnë tabelën me 10 pikë pas pesë ndeshjesh të zhvilluara derisa Kosova ka katër pikë të grumbulluara në po aq ndeshje.

Ndeshja Kosovë – Spanjë do të zhvillohet sonte me fillim prej orës 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Etiketat