Bunjaku i KB Yllit shpallet ‘MVP’ i javës së 13-të në Superligën e Kosovës

Bunjaku i KB Yllit shpallet ‘MVP’ i javës së 13-të në Superligën e Kosovës
Çlirim Gashi

08.01.2021 / Sport

Xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll ka dhuruar disa duele mjaft interesante.

Takimin kryesor e ka fituar Golden Eagle Ylli, që ka mundur Pejën me rezultat 89:73.

Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës dhe Yllit, Valon Bunjaku shënoi 22 pikë në këtë ndeshje, derisa ndihmoi skuadrën edhe me pesë kërcime, katër asistime, me një indeks prej 24.

Kjo nuk është hera e parë që Bunjaku zgjedhet MVP, derisa ka qenë njëri nga lojtarët më të dalluar të therandasve në këtë edicion, por edhe në atë të kaluar.

Ndërkohë, top-5 lojtarët me indeksin më të lartë në xhiron e 13-të ishin Julian Hamati (28) i Bashkimit, Cody John (26) i Golden Eagle Yllit, Cendrik Council (25) i Vëllaznimit, Daniel Lekndreaj (25) i Sigal Prishtinës dhe Valon Bunjaku (24) i Golden Eagle Yllit.

Nga tani në Physio Cure Clinic edhe trajtim i rrudhave, pikave të zeza dhe gjithçka për fytyrën tuaj

Pastrimi i fytyrës shërben për mirëmbajtjen e shëndetit të lëkures, kryerjen normale të funksioneve të qelizave si dhe ndriçimin e...

Lexo më shumë

Të fundit