Arsenali konsideron transferimin e Philippe Coutinhos

26.03.2021

Klubi anglez, Arsenali po konsideron organizatorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, si një alternativë të Martin Odegaard. Danezi i Real Madridit është në huazim te Topçinjtë për pjesën e mbetur të sezonit dhe ata do të dëshironin të bënin një marrëveshje të përhershme për përfaqësuesin e Norvegjisë. Megjithatë, Reali nuk ka gjasa të shesë Odegaard pasi […]

Arsenali konsideron transferimin e Philippe Coutinhos Foto: Ilustrim

Klubi anglez, Arsenali po konsideron organizatorin e Barcelonës, Philippe Coutinho, si një alternativë të Martin Odegaard.

Danezi i Real Madridit është në huazim te Topçinjtë për pjesën e mbetur të sezonit dhe ata do të dëshironin të bënin një marrëveshje të përhershme për përfaqësuesin e Norvegjisë.

Megjithatë, Reali nuk ka gjasa të shesë Odegaard pasi e sheh atë si një yll të ekipit të parë të ardhshëm.

Sipas Goal.com, Arsenali mund të konsiderojë Coutinhon si alternativë të tij, por ata ka të ngjarë të vendosin përfundimisht kundër nënshkrimit të brazilianit.

Burimi pretendon se Arsenali mund të përpiqet të bindë Realin që ata të kenë Odegaard në huazim për një vit tjetër, nëse nuk mund të bëjnë një marrëveshje të përhershme këtë verë.

Në anën tjetër, largimi i Coutinhos nga Barcelona duket i pashmangshëm pasi ish-ylli i Liverpoolit ka dështuar t’i tregoj vlerat.