“5-she n’kajmak”, Barcelona rrëmben trofeun e supërkupës
Një El Clásico historik! Barcelona ka shkruar një kapitull të ri në rivalitetin e përjetshëm me Real Madridin, duke fituar me rezultatin e thellë 5-2 në finalen e Superkupës së Spanjës.
Në një ndeshje që premtonte shumë dhe që nuk zhgënjeu aspak, katalanasit kanë demonstruar një superioritet të padiskutueshëm ndaj rivalëve të tyre të përbetuar.
Ndeshja nisi me një gol të shpejtë të Kylian Mbappé për Real Madrid, por Barcelona reagoi shpejt. Yamal, Lewandowski dhe Rafinha shënuan për të kthyer rezultatin në favor të katalanasve, ndërsa Balde vulosi epërsinë e tyre para pushimit me një gol në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi të dominojë. Raphinha shënoi golin e pestë për skuadrën e tij, duke e vënë lojën jashtë diskutimeve. Edhe pse Real Madrid shënoi një gol të dytë me anë të Rodrygës, nuk arriti të kthejë rezultatin.