Përfitimet shëndetësore nga kosumimi i pjeprit

09.08.2021

Përfitimet që pjepri ka për shëndetin janë më shumë nga se mendoni. Pjepri është  një nga frutat që konsumohet më së shumti në verë, sigurisht pas shalqirit. I ëmbël, i shijshëm dhe shumë freskues, është fruti ideal për plazh. Ai përmban vetëm 33 kalori në 100 gramë dhe është zgjidhja e duhur, për personat që […]

Përfitimet shëndetësore nga kosumimi i pjeprit Foto: Ilustrim

Përfitimet që pjepri ka për shëndetin janë më shumë nga se mendoni. Pjepri është  një nga frutat që konsumohet më së shumti në verë, sigurisht pas shalqirit.

I ëmbël, i shijshëm dhe shumë freskues, është fruti ideal për plazh. Ai përmban vetëm 33 kalori në 100 gramë dhe është zgjidhja e duhur, për personat që i kujdesen për peshën.

1. Pjepri përmban nivele të larta të vitaminës A, një antioksidant i fuqishëm që i bën mirë lëkurës.

2. Përmban  flavonoide, duke ndihmuar në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të kancerit të pankreasit, gjirit dhe zorrës së trashë.

3. Përmirëson shikimin.

4. Ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës dhe presionit të gjakut.

5. Ndihmon trupin në luftimin e sëmundjeve të shkaktuara nga infeksionet, viruset dhe bakteret falë vitaminës C dhe manganit që përmbajnë

6. Pjepri ndihmon në menaxhimin e peshës, pasi largon toksinat e akumuluara në trup.

7. Vitaminat A dhe C që përmban, janë thelbësore për flokë të shëndetshëm dhe plotë shkëlqim.