Burri nga Malisheva e tradhton gruan dhe ushtron dhunë ndaj saj

19.06.2023

Tradhtia, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në shumë familje në Kosovë. Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur që një kohë në fshatin Pagarushë të Malishevës, është denoncuar të dielën, në Polici. Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se një grua ka vendosur […]

Burri nga Malisheva e tradhton gruan dhe ushtron dhunë ndaj saj Foto: Ilustrim

Tradhtia, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në shumë familje në Kosovë.

Një rast i tillë që dyshohet se ka ndodhur që një kohë në fshatin Pagarushë të Malishevës, është denoncuar të dielën, në Polici.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se një grua ka vendosur të kërkojë ndihmë nga Policia, si pasojë e dhunës që ka përjetuar në vazhdimësi nga bashkëshorti i saj.

Sinjali mëson se në bazë të dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë është kuptuar se çifti kanë probleme me njëri-tjetrin që një kohë.

Sipas viktimës, raportet e tyre u krisën kur ajo e kuptoi se burri kishte nisur një lidhje jashtëmartesore. Telashet mes tyre nuk patën të ndalur dhe ishte gruaja ajo që kishte presion, sharje e madje edhe kërcënime nga burri i saj.

E pashpresë se gjërat mund të ndryshonin pasi iu prish harmonia në familje, ajo vendosi që ta njoftojë Policinë për atë që po përjetonte.

Pas denoncimit të rastit, viktima është dërguar në strehimore me fëmijët e saj, aty ku ndihet më e sigurtë, ndërsa i dyshuari është marrë në pyetje për veprën me të cilën ngarkohet. 

Me t’u përfunduar procedurat policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij, për veprën penale “Dhunë në familje”.