23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

20.01.2024

Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës. Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. “Pacientja ka pësuar lëndime të […]

23-vjeçarja që u lëndua nga rënia e kulmit në Prishtinë vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Foto: Ilustrim

Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Doktoresha Agreta Gashi në një deklaratë bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

“Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo.

Rënia e kulmit ka ndodhur ditën e enjte rreth orës 13:00, në rrugën ‘Nora e Hotit’ në Prishtinë.