Dy burra i shkaktuan dhunë psiqike, gruaja nga Malisheva dërgohet për trajtim në QKUK

22.04.2024

Një grua pas pranimit të tretmanit mjekësor në QKMF të Malishevës, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj, dy burra në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psiqike.

Dy burra i shkaktuan dhunë psiqike, gruaja nga Malisheva dërgohet për trajtim në QKUK Foto: Ilustrim

Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar.

Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“ Malishevë /  21.04.2024-12:20.  Viktima femër kosovare pas pranimit të tretmanit  mjekësor në  QKMF-Malishevë, është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm pasi që sipas saj,  dy të dyshuarit kosovarë në vazhdimësi i kanë shkaktuar dhunë psikike. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  janë liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.