Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u arrestuan 38 persona

10.07.2019

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 45 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime. Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 45 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 20 aksidente […]

Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë u arrestuan 38 persona Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës gjatë një njoftimi për media deklaruan se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 45 aksidente, ku nuk munguan as tiketat e trafikut, po ashtu ka pasur edhe arrestime.

Në 24 orëshin e fundit në Kosovë, Policia njoftoi se kishin ndodhur 45 aksidente, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatalitet, por 20 aksidente ishin me të lënduar dhe 25 aksidente ishin me dëme materiale.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme Policia kishte shqiptuar 1375 tiketa trafiku por, pati edhe arrestime ku ndodhën 38 arrestime.

Policia e Kosovës njoftoi se pasi u arrestuan personat në fjalë, 30 persona u dërguan në mbajtje ndërsa dy persona janë në vuajtje të dënimit.