Vazhdon shqiptimi i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, të dielën u dënuan mbi 1 mijë qytetarë

26.04.2021

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar një rënie të dukshme, duke e krahasuar me ditët e para të muajit prill. Mirëpo, e kundërta ka ndodhur me numrin e gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit anti-COVID. Kështu bëjnë të ditur statistikat e fundit të […]

Vazhdon shqiptimi i gjobave në bazë të ligjit anti-COVID, të dielën u dënuan mbi 1 mijë qytetarë Foto: Ilustrim

Ditëve të fundit numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar një rënie të dukshme, duke e krahasuar me ditët e para të muajit prill.

Mirëpo, e kundërta ka ndodhur me numrin e gjobave të shqiptuara nga Policia e Kosovës në bazë të ligjit anti-COVID.

Kështu bëjnë të ditur statistikat e fundit të policisë, ku ndër tjerash figuron që gjatë ditës së dielë, policia ka dënuar plotë 1,087 qytetarë të cilët nuk e kanë respektuar ligjin anti-COVID.

Kujtojmë se ligji anti-COVID, i miratuar nga Qeveria e Kosovës, ka hyrë në fuqi në muajin gusht të vitit të kaluar, e që për qëllim ka parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19 dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga ky virus.

Ndryshe, gjatë ditës së dielë në Kosovë janë konifmruar 227 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 4 viktima nga ky virus.