Tentim vjedhje në Bukosh, pronarit të marketit i’a zënë pritën me kallashnikov

23.06.2020

Një tentim vjedhje e rëndë është lajmëruar në Stacionin Policor në Suharekë ditën e hënë. Sipas informacioneve bëhet e ditur se një pronari të një marketi në fshatin Bukosh të Suharekës pas përfundimit të orarit të punës një person i panjohur i ka zënë rrugën dhe ka tentuar që ta grabit, shkruan SuharekaOnline. Për fatin […]

Tentim vjedhje në Bukosh, pronarit të marketit i’a zënë pritën me kallashnikov Foto: Ilustrim

Një tentim vjedhje e rëndë është lajmëruar në Stacionin Policor në Suharekë ditën e hënë.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se një pronari të një marketi në fshatin Bukosh të Suharekës pas përfundimit të orarit të punës një person i panjohur i ka zënë rrugën dhe ka tentuar që ta grabit, shkruan SuharekaOnline.

Për fatin e tij ka shtëpinë afër dhe i është shmangur grabitjes duke u futur në shtëpi dhe ka lajmëruar policinë.

Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.