Të hënën policia ka dënuar 639 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID

22.12.2020

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie, gjithashtu numri i të shëruarve është më i madhë se i atyre të infektuarve. Por shqetësuese mbetet ende numri i viktimave dhe qytetarëve të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, transmeton SuharekaOnline. Një gjë e tillë po bëhet e ditur […]

Të hënën policia ka dënuar 639 qytetar në bazë të ligjit anti-COVID Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19 ditëve të fundit në Kosovë ka shënuar rënie, gjithashtu numri i të shëruarve është më i madhë se i atyre të infektuarve.

Por shqetësuese mbetet ende numri i viktimave dhe qytetarëve të cilët nuk po e respektojnë ligjin anti-COVID, transmeton SuharekaOnline.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, ku thuhet se gjatë ditës së dielë në bazë të ligjit anti-COVID janë gjobitur 639 qytetar.

Ndryshe gjatë ditës së hënë janë regjistruar 264 raste të reja me COVID-19 dhe janë raportuar 6 raste të vdekjes.

Komuna e Suharekës në bazë të masave aktuale bënë pjesë në zonën e gjelbër, gjatë ditës së hëne në Komunën e Suharekës nuk është identifikuar ndonjë rast me COVID-19 apo ndonjë viktimë.