Sulmon dy anëtar të familjes, arrestohet i dyshuari nga Reshtani

23.05.2020

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se në Suharekë është arrestuar i dyshuari pasi është raportuar se ka ushtruar dhunë në familje. Rreth orës 18:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, thuhet në raport. […]

Sulmon dy anëtar të familjes, arrestohet i dyshuari nga Reshtani Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bënë të ditur se në Suharekë është arrestuar i dyshuari pasi është raportuar se ka ushtruar dhunë në familje.

Rreth orës 18:00 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimat kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, thuhet në raport.

SuharekaOnline merr vesh se rasti ka ndodhur në Reshtan dhe se i njëjti ka sulmuar nënën dhe vëllaun.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.