Suharekë: Vdes gruaja pasi plagoset nga burri i saj

15.06.2019

Një grua ka vdekur sot rreth orës 14:37 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kjo pasi nuk mundi të iu përballojë plagëve që kishte marrë nga bashkëshorti i saj më 31 maj të këtij viti. Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Vesel Gashi, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren. Gashi tha se me vendim […]

Suharekë: Vdes gruaja pasi plagoset nga burri i saj Foto: Ilustrim

Një grua ka vdekur sot rreth orës 14:37 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kjo pasi nuk mundi të iu përballojë plagëve që kishte marrë nga bashkëshorti i saj më 31 maj të këtij viti.

Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Vesel Gashi, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Gashi tha se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Më 31 maj të këtij viti në, gruaja në fjalë është sulmuar nga bashkëshorti i saj. Ndihma e parë viktimës i është dhënë në qendrën mjekësore në Suharekë, por për shkak të gjendjes të rëndë shëndetësore viktima është dërguar për mjekim të mëtutjeshëm në Spitalin Rajonal të Prizrenit”.

“Për shkak të plagëve të rënda viktima është dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku sot rreth orës 14:37 në Polici na kanë lajmëruar mjekët se viktima ka ndërruar jetë”.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“I dyshuari bashkëshorti i viktimës është në paraburgim për këtë vepër”, ka thënë Gashi për klankosova.tv