Suharekë: Një i arrestuar, i mori dy telefona dhe 3000 franga nga një shtetas zviceran

01.07.2020

Policia e Kosovës bënë të ditur se një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimin “Shpërdorim i Pasurisë së Huaj”. Sipas raportit thuhet se të martën rreth orës 11:30 ankuesi mashkull shtetas zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe […]

Suharekë: Një i arrestuar, i mori dy telefona dhe 3000 franga nga një shtetas zviceran Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës bënë të ditur se një person është arrestuar në Suharekë nën dyshimin “Shpërdorim i Pasurisë së Huaj”.

Sipas raportit thuhet se të martën rreth orës 11:30 ankuesi mashkull shtetas zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW  ngjyrë hiri me targa vendore.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë.

Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, një i dyshuari tjetër është në kërkim policor.