Suharekë: I dehuri shkakton aksident trafiku!

30.01.2019

Një person duke drejtuar veturën në gjendje të dehur, është aksidentuar mbrëmë në Suharekë. Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. […]

Suharekë: I dehuri shkakton aksident trafiku! Foto: Ilustrim

Një person duke drejtuar veturën në gjendje të dehur, është aksidentuar mbrëmë në Suharekë.

Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari, nën ndikimin e alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në rrugën “Hajdin Berisha”, në Suharekë.

Siç thuhet në raport, i dyshuari derisa ka qenë duke drejtuar veturën e tij nën ndikim të alkoolit ka shkaktuar aksident trafiku duke goditur një veturë tjetër me ç‘rast lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit.