Suharekë: Humb jetën një fëmijë

16.02.2019

Dje në Suharekë ka humbur jetën një fëmijë, trupi i tij është dërguar për obduksion. Ndërsa, rasti po hetohet nga policia si vdekje e dyshimtë. Është bërë e ditur se trupi i fëmijës i pa jetë është nga fshati Peqan. “Nga QKMF në Suharekë raportohet për vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar-fëmijë”, ka njoftuar Policia. “Trupi […]

Suharekë: Humb jetën një fëmijë Foto: Ilustrim

Dje në Suharekë ka humbur jetën një fëmijë, trupi i tij është dërguar për obduksion. Ndërsa, rasti po hetohet nga policia si vdekje e dyshimtë.

Është bërë e ditur se trupi i fëmijës i pa jetë është nga fshati Peqan.

“Nga QKMF në Suharekë raportohet për vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar-fëmijë”, ka njoftuar Policia.

“Trupi i viktimës është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.