Suharekë: Dënohen dy rojtarët e pyllit që morën 100 euro ryshfet

06.02.2019

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me Avdi Trolli nga fshati Duhël dhe Nuhi Bajraktari nga fshati Budakovë, Komuna e Suharekës, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 para.1. lidhur me nenin 31 të KPRK-së. […]

Suharekë: Dënohen dy rojtarët e pyllit që morën 100 euro ryshfet Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me Avdi Trolli nga fshati Duhël dhe Nuhi Bajraktari nga fshati Budakovë, Komuna e Suharekës, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 428 para.1. lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Të akuzuarit nga Komuna e Suharekës, gjykata i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar secilin veç e veç me dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind ) euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj.

Të akuzuarit janë të obliguar që të bëjnë kompensimin e dëmit ashtu që të dëmtuarit me iniciale Fehmi Qatani të ia kompozojnë shumën prej 100 (njëqind) euro.

Me datën 29.10.2014, rreth orës 11:00 në afërsi të restorantit “Giri” në qafë të Duhlës të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtar – roje pylli, në Njësinë Ekonomike Caralevë në Drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Komunën e Suharekës në mënyrë të drejtë për drejtë kërkojnë para për vete me qëllim të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare./tvprizreni/