Studençan: Erërat e forta lënë familjen Berisha pa kulm!

11.02.2019

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani gjatë ditës ka vizituar shtëpinë e Shëndet Berisha nga Studençani të cilit erërat e forta i kanë demoluar kulmin e shtëpisë me ç’rast shtëpia e tij ka mbetur e shpluar. Së bashku me aktivistin e komunitetit z. Bajram Tutaj rasti u cilësua si rast emergjent […]

Studençan: Erërat e forta lënë familjen Berisha pa kulm! Foto: Ilustrim

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani gjatë ditës ka vizituar shtëpinë e Shëndet Berisha nga Studençani të cilit erërat e forta i kanë demoluar kulmin e shtëpisë me ç’rast shtëpia e tij ka mbetur e shpluar.

Së bashku me aktivistin e komunitetit z. Bajram Tutaj rasti u cilësua si rast emergjent dhe deri sa merret një vendim nga organet e komunës shtëpia e z.Berisha është mbuluar me pvc(folie).

Këtë e ka konfirmuar vetë Drejtori z.Shabani i cili më tutje tha se ditëve në vijim priten reshje shiu dhe si masë parandaluese për të shmanguar dëmet e tjera shtëpia është mbuluar me folie.


Gjithashtu z.Shabani theksoi se mbeten të përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje për familjen Berisha.