Shifra shqetësuese, prostitucioni rritet me të madhe në Kosovë

28.10.2021

Shifra shqetësuese janë ato të rasteve të raportuar të prostitucionit, ku brenda nëntë mujave të parë të këtij vitit, në Policinë e Kosovës janë inicuar 37 raste për veprat penale që lidhen me prostitucionin. Në shifrat që ka siguruar IndeksOnline nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” janë hapur 26 […]

Shifra shqetësuese, prostitucioni rritet me të madhe në Kosovë Foto: Ilustrim

Shifra shqetësuese janë ato të rasteve të raportuar të prostitucionit, ku brenda nëntë mujave të parë të këtij vitit, në Policinë e Kosovës janë inicuar 37 raste për veprat penale që lidhen me prostitucionin.

Në shifrat që ka siguruar IndeksOnline nga Policia e Kosovës, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” janë hapur 26 raste.

Ndërkaq, për veprën penale “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” janë inicuar 11 raste.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, neni 234 pika 1, Kushdo që rekruton, organizon, ndihmon, mban, fsheh ose kontrollon personin tjetër për qëllime të prostitucionit, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 4 vjet.

Ndërsa dënimi me gjobë dhe me burgim deri në 4 vjet, dënohet kushdo që me dijeni ofron lokalin, qoftë si pronar i lokalit, qiradhënës, qiramarrës, shfrytëzues ose person përgjegjës, personit tjetër për qëllim të prostitucionit ose mundësimit të prostitucionit, kjo sipas KPRK-së, neni 235 pika 1.

dënohet me gjobë dhe me burgim deri në 4 vjet.

Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit ka dyfish më shumë raste.

Gjatë vitit 2020 janë inicuar 19 raste për ato vepra penale, pra, 18 raste më pak se këtë vit.