Semetisht: Shpërthen zjarri në zdrukthëtari

Të dielën një zdrukthëtari është përfshirë nga zjarri në fshatin Semetisht të Komunës së Suharekës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rreth orës 05:20 është raportuar se ka shpërthyer zjarr në Semetisht, shkruan SuharekaOnline.

Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në zdrukthëtarinë e tij.

Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti duke u hetuar” thuhet në raport.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.